Një sezon i gjatë është kurorëzuar më në fund me shpalljen e më të mirëve edhe për kampionatin U17 për Ligën Amatore- Zona e Shkodrës.
Ndonëse në finalen e zhvilluar në kompleksin “Zmijani” ka fituar Djelmnia Shkodrane 2-1 ndaj Scutarit, është ky i fundit që është shpallur kampion sepse ka patur një ecuri më të mirë gjatë gjithë kampionatit.
Në ceremoninë përmbyllëse të kampionatit, kanë marrë pjesë përveç shefit të Zyrës Rajonale Hysen Zmijani, edhe emra të tjerë të njohur të futbollit shkodran si Isak Pashaj, Avenir Dani, Fatmir Paçrami, Taip Piraniqi etj.
Ekipi me sulmin më të mirë të kampionatit është vlerësuar ai i Rozafës që ka merituar edhe kupën përkatëse. Një sukses i merituar ky i futbollistëve të këtij ekipi, të drejtuar nga trajneri Erjon Hasaj.
Ndërkohë nga rradhët e ekipit “Djelmnia shkodrane” ka dalë edhe lojtari më i mirë i kampionatit që është Aldo Nika.
Ja të nderuarit për grupmoshën U17:
Lojtari më i mirë U17 Aldo Nika (Djelmnia shkodrane)
Lojtari i perspektivës U17 Besar Popaj (Scutari)
Ekipi fair- play U17 Ekipi “Don Bosco”
Vendi i dytë Ekipi “Djelmnia shkodrane”
Vendi i parë Ekipi “Rozafa”
© shkodrasport.com