Phil Foden po shkëlqen te Manchester City dhe trajneri Pep Guardiola ka shprehur besim në aftësitë e talentit 19-vjeçar. Ai konsiderohet si David Silva i ri dhe kësisoj spanjolli nuk dëshiron të humbë shërbimet e një prej futbollistëve që do të shkëlqejë në të ardhmen.

Për mediet angleze Pep ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin as për 500 milionë euro.

“Foden është një lojtar që nëse do të më ofrojnë dhe 500 milionë, nuk do ta shisja”, është shprehur Pep Guardiola. 19-vjeçari ka shpërthyer në këtë sezon dhe sytë e gjithë tifozëve janë përqëndruar pikërish te talenti në fjalë.