Besa do të ketë stadiumin e ri. Këtë e ka premtuar kryebashkiaku Redi Krajli, i cili dje ka pasur për një vizitë edhe kreun e FSHF-së, Armand Duka. Bashkë edhe me stafin e vet, Krajli, apo dhe me disa personazhe të futbollit kavajas kanë vëzhguar nga afër gjendjen aktuale të stadiumit “Besa”.

Të Ngjashme
Birçe: Prisja fitoren me Partizanin, ndaj Luftëtarit luajmë sezoninVIDEO / Flamurtari bën surprizën e radhës me SuperMoçkën, bllokon arratinë e PartizanitRenditja e Superiores / Java që foli për Laçin, Partizani humb shansin e shkëputjes në VlorëHumbën me rivalin direkt për Superiore, Erzeni akuza të ashpra gjykimit…
Nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë një ndërhyrje rrënjësore në impiantin që duket i amortizuar, jo vetëm në fushë, por edhe në ambientet e brendshme. Kështu që ndërhyrja në çdo cep të tij është mëse e nevojshme dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Krajli.

Me shumë gjasa vetëm në sezonin e ardhshëm nëse nisin punimet brenda këtij viti, Besa do të ketë gati stadiumin e vet. Tashmë mbetet për t’u parë, nëse ky do të jetë një premtim i radhës, apo së shpejti do të nisin punimet në Kavajë…

Ja postimi që ka bërë në profilin e vet, kreu i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli në lidhje me punimet në stadium…