Mesfushori shkodran Sebastjan Spahiu ishte njeriu që vulosi sfidën duke i dhënë fitoren Egnatias pasi shënoi supergol. Ai u shpreh tepër i lumtur dhe shpreson të shënojë sërish.
“Ndjehem mirë se shënova gol dhe që i dhash fitoren skuadrës, shpresoj të shënoj edhe të shtunën. Ishte ndeshje e rëndësishme pasi ishim të lodhur nga ajo me Skënderbeun.
Gjithë skuadrat kanë vështirësinë e vet, si Partizani dhe Tirana, që nmuk është aq mirë, Partizani është shumë mirë këtë sezon, e kemi konkurrent direkt.
Nuk e konsideroj veten golashënues, por playmaker, jam për të dhënë sa më shumë asiste, kur shënoj gol edhe më mirë” deklaroi Spahiu për “MCN TV”.