Që prej janarit i është bashkuar Vllaznisë dhe po jep kontributin e tij në përmirësimin e pozitave të saj në renditje.
Shqiptaro- maqedonasi Sedat Berisha është munduar të bëjë më të mirën në mbrojtje sëbashku me Malotën dhe lojtarët e tjerë me të cilët ka luajtur dhe në një prononcim të tij shprehet se performanca e ekipit do të vijë duke u rritur më shumë edhe në të ardhmen.
Ndërkohë, i pyetur për një krahasim të mundshëm në mes nivelit të kampionatit shqiptar dhe atij maqedonas, ai shprehet:
“Niveli i kampionatit shqiptar në tërësi është më i lartë se ai maqedonas.
Ka ndonjë përjashtim sepse Shkëndia aktualisht po bën shumë mirë dhe e ka rritur shumë nivelin e saj.
Megjithatë në Shqipëri punohet më shumë në aspektin fizik dhe niveli është më i lartë ndërkohë që në Maqedoni, trajnerët kryesisht i kushtojnë rëndësi taktikës.
Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e Vllaznisë sepse këtu më kanë pritur mirë të gjithë por nga ana tjetër, shpresojmë që t’ia dalim këtë sezon për të arritur objektivin që kemi dhe pastaj sezonin e ardhshëm të mendojmë për gjëra të tjera.
Kontrata ime përfundon më 31 dhjetor të këtij viti por dëshira ime është pse jo, të vazhdoj edhe më gjatë këtu”.
© shkodrasport.com