Vllaznia do të udhëtojë në “Elbasan Arena” për të sfiduar Kastriotin në kuadër të javës së 32-të të Abissnet Superiore. Një sfidë ku kuqeblutë do të synojnë 3 pikët si të vetmen rrugë për të garuar për vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit.
Kjo sfidë do të staartojë në orën 14:00 ditën e shtunë, teksa pëër shkodranët nuk do të jetë aspak e lehtë. “Dhimbjet e kokës” për Goce Sedlovskin sa vijnë e shtohen. Janë plot 3 lojtarë që mbajnë në ankth trajnerin maqedonas për këtë duel.
Dëmtimet duket se nuk do të mbarojnë në Shkodër, pasi përveç Esat Malës dhe Geralb Smajlit që kanë mbyllur sezonit tashmë ndaj krutanëve listës i shtohen edhe Gurishta dhe Bulatovic.
Të dy lojtarët kanë disa probleme fizike që e cila e bën të pamundur prezencën e tyre në fushën e lojës, teksa Sedlovski duhet të “arnojë” mbrojtjen. Por përveç kësaj edhe sulmuesi kryesorë, Bekim Balaj është në dyshim.
Shkodrani ka një kontraktim që e ka penguar të zhvillojë stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Timoneri i kuqezbluve do të shikojë gjendjen e tyre me kujdes për të vendosur më pask për formacionin ndaj Kastriotit./newsport/