Taulant Seferi, futbollisti shqiptar, që luan në Zvicër, e ka mbyllur me gol sezonin me skuadrën e tij, në “Challenge League”. Ai ka shënuar në fitoren 3-2 të FC Winterthur ndaj FC Schaffhausen, në minutën e 55-të.

Kjo ka qenë edhe loja e fundit me këtë skuadër e ish-kapitenit të Shqipëria U-21, që tashmë pret një ftesë nga Edy Reja. Një ndarje emocionuese, për të cilën Seferi ka pasur edhe fjalë emocionuese:

“Jam shumë i lumtur që mbylla sezonin me gol dhe me fitore. Ishte ndeshja e fundit për FC Winterthur, u ndjeva i mërzitur për ndarjen me tifozët, bashklotarët dhe me stafin teknik, por kështu e ka jeta e futbollit. Jam shumë faleminderues ndaj atyre që më kanë mbështetur gjatë gjith kohës.

Faleminderimi i posaçëm shkon drejt familjes dhe të gjithë juve për përkrahjen. FC Winterthur do të ngelet në kujtimet e mia të bukura. Një foto mbas lojës me flamurin më të bukur në botë!”/telesport/