Në “Rubrikën Sportive” e cila eshte transmetuar mbreme në “RTSH”, është diskutuar rreth javës së fundit në kampionatin shqiptar.
I ftuar në studio është edhe ish-trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini. Ai ka folur edhe ne lidhje me zgjedhjet e fundit ne FSHF.
“Ne jemi vendi më i çuditshëm në botë dhe futbolli në Shqipëri nuk bën përjashtim.
Megjithatë, për herë të parë në këto 16 vitet e fundit, një kandidat kundërshtar i Dukës, arriti të kalonte shifrën 1 të votave, sepse në zgjedhjet e kaluara, nuk kanë marrë më shumë se 1 votë, edhe pse kanë qenë ish-futbollistë.
Më duket e çuditshme që njerëzit e futbollit i largojnë nga ‘qeveria’ e futbollit.
Përshembull Muça apo Targaj nuk janë në Komitetin Ekzekutiv, por janë politikanë dhe inxhinierë. Nëse do të bëhej me referendum nga populli, në FSHF sigurisht që do të votoheshin ish-futbollistë.
Për sa i përket zgjedhjeve të presidentit të FSHF-së, Duka pati avantazh faktin që Fino vinte nga politika dhe kundërshtarët e tij në politikë (delegatët për të votuar nga bashkitë që ka PD dhe LSI) nuk e votuan, por votuan pikërisht Dukën”./vipsport/