Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia në basketboll për femra ka arritur të sigurojë diten e djeshme fitoren ndaj ekipit të Elbasanit.
Loja eshte shoqeruar me shume rivalitet dhe per rrjedhoje, avantazhi kalonte sa ne anen e Vllaznise aq edhe ne ate te Elbasanit duke bere qe fituesi te percaktohej vetem ne sekondat e fundit te ndeshjes.
Një pikë e shënuar në sekondat e fundit ka qënë ajo që i dha triumfin kuqebluve duke e mbyllur sfidën me rezultatin e ngushtë 65-64. Për trajnerin e Vllaznisë Bledar Gjeçaj ndeshja me Elbasanin ishte një përballje e vështirë.
Me kete fitore ekipi shkodran ka forcuar pozitat e tij ne vendin e katert te renditjes dhe duket se eshte brenda objektivit te shpallur qe ne fillim te sezonit nga ana e stafit teknik.
Në ndeshjen e rradhës vajzat shkodrane do të përballen ndaj ekipit të Apolonisë. Trajnieri Gjeçaj shprehet optimist për këtë sfidë.