Kategoria Superiore nuk do të filloj në datën e parashikuar, teksa Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë për shkak se qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave të tyre siç janë Ligji i Sponsorizimeve.
Ndërkohë, sot ka pasur edhe një reagim nga ana Kryeministrit Rama i cili u shpreh se nuk ka pasur njoftim për kërkesën, por mund të flitet nëse ka gjëra për të përmirësuar. Sakaq, i ftuar në Pressing, sekretari i Ligës Profesioniste të Futbollit, Dritan Kadia shprehet se letra me kërkesat e tyre ka vajtur në Kryeministri, ndërsa thekson se do të ketë bisedime.
“Rama thotë se nuk ka pasur njoftim për kërkesat. Por, kjo bie se kërkesat janë bërë publike dhe letra ka shkuar e protokolluar në Kryeministri. Por, nëse nuk i ka shkuar letra, atëherë është problem tjetër.
Ka mosdakordësi mes presidentëve? Presidentët anëtarë komunikojnë me njëri-tjetrin, jashtë fushe ata flasin. Tani po flasin si do të vazhdojnë me hapat e mëtejshëm pas prononcimit. Do merret një vendim, gjëja pozitive është se do të ketë bisedime. Por, duhet parë edhe se çfarë është thënë më parë dhe çfarë është bërë. Kjo të lë pak hije dyshime.
Pritej një reagim dhe pas moreagimit, presidentët e panë të arsyeshme të dilnin me një tjetër komunikatë, nga Minsku. Pas kësaj u bë zyrtare edhe nga Komiteti Ekzekutiv që e miratoi kërkesën. Dita e fillimit të kampionatit do të ishte kur të plotësoheshin kërkesat. Por, tani do ulemi në tavolinë dhe do të diskutojmë”, u shpreh Kadia. /VipSport/