Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2021. Shkodranët fituan minimakisht 1-0 ndaj Teutës në “Loro Boriçi”. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”,
Sekretari I klubit shkodran, Blendi Dibra foli për licensimin e skuadrës për Kupat e Europës si dhe të ardhmen e sulmuesit Dunga. Sipas tij nuk është vërtetë që sulmuesi është shitur në Japoni, por shumë shpejt do të rikthehet në Shqipëri.
“Synimi jonë është ta kthejmë Vllazninë në biznes dhe të dalim me fitim. UEFA e ka në rregullore që klubet duhet të dalim me fitime pasi mund të rrëzohesh në Kategorinë e Dytë.
Po promovojmë lojtarët në janar që klubi të ketë përfitime. Për Dungën është e vërtetë që ka ardhur një ofertë nga Japonia dhe kemi negociar.
Nuk është e vertetë që kemi firmosur dhe nuk është larguar nga Vllaznia. Ditën e nesërme ai do të nxjerri pasaportën dhe ne do të fillojmë procedurat për rikthimin e tij në Shqipëri.
Jemi duke negociuar me tatimet për të arritur një marrëveshje në mënyrë që të licensohemi për Kupat e Europës. Nuk bëhet fjalër për borxhe ndaj lojtarëve, por për borxhet që klubi ka ndaj tatimeve dhe për këtë jemi duke punuar”.