Burreli ia doli te siguronte qendrimin ne kategorine e pare, por sezoni tjeter do te jete krejt ndryshe per kete skuader. Drejtuesit e klubit kane nder mend te bejne disa levizje te rendesishme dhe ne fakt ato kane filluar duke emeruar ne krye te skuadres trajnerin Ditmar Bicaj, i cili diten e djeshme eshte diplomuar edhe me licensen UEFA A.

Ai qe ka folur per mediat ne lidhje me ndryshimet ne skuader ka qene sekretari i klubit Marjan Lleshaj qe fillimisht eshte shprehur: “Këto ditë do të ulem për të biseduar me detaje për ndërtimin e skuadrës së Burrelit për edicionin e ri futbollistik”

Me emërimin e Ditmar Bicit në krye të pankinës matjane, sipas sekretarit të klubit Lleshaj, mësojmë se skuadra matjane ka të ngjarë të ketë një profil ndryshe nga ai i vitit të kaluar, që luftoi deri në javën e fundit qëndrimin në Kategorinë e Parë. “Sezoni i ri futbollistik do të jetë ndryshe nga edicioni që lamë pas. Po punojmë për ndërtimin e një skuadre pretendente.

Ky sezon futbollistik do të jetë edhe më i vështirë se ai i kaluari. Nisur nga ky fakt, menduam që punën për ndërtimin e skuadrës për edicionin 2024-2025 ta nisim më shpejt se vitin e kaluar”, tha mes të tjerash numri një i ekzekutivit matjan, Marjan Lleshaj.