Talenti është kryesori në futboll, por për të arritur në nivele të larta nevojitet shumë punë dhe përkushtim. Mohamed Salah cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të Egjiptit. Sulmuesi e arriti kulmin te Borussia Dortmund, aty ku luajti gjatë viteve 2008-2012.

Në këtë periudhë u njoh me Jurgen Klopp, i cili ishte trajner i verdhezinjve. Zidan ka zbuluar një detaj interesant për The Sun, aty ku tregon elozhet e trajneri të Liverpool dhe krahasimin mes tij dhe Momo Salah.

“Klopp më ka thënë që kam qenë 100 herë më i mirë se Momo Salah, por duhet të kisha qenë më shumë profesionist. Gjermani më tha se kisha talent të madh dhe shumë aftësi, por më mungonte përqendrimi.

Nëse do përqendrohesha më shumë, do të bëhesha një nga lojtarët më të mirë në botë. Duhet ta kisha bërë këtë gjë në të kaluarën për të arritur në nivelin e Salah. Ai është më profesionist se unë, është më i përkushtuar njësoj si Messi dhe Ronaldo“, thekson egjiptiani. /abcnews/