Policia Financiare e Romës ka dhënë urdhërin për sekuestrimin e pronave të boksierit shqiptar Orial Kolaj në vlerë financiare në 23 milionë euro të arrestuar në vitin 2013.
34-vjeçari nga Lezha kampion në Itali dhe Evropë në peshën e mesme bëntë pjesë në një bandë me 9 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm duke përfshirë vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje, raporton “Il Messaggero”.
Policia zbuloi sot se grupi “boksierët” i përbëre nga tre shqiptarë ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge. Me anë të kërcënimeve ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Të gjitha asetet e 3 kompanive individuale
Kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere
8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas
Një terren i pozicionuar në Romë
8 makina
1 motorr. /EDS/