Boksierja shkodrane Elsidita Selaj nuk ka arritur dot të fitojë edhe ndeshjen e dytë dhe të futet në zonën e medaljeve në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Budapest.

Ajo ka humbur ndaj një kundërshtareje nga India ndonëse ndeshja ka qenë e barabartë dhe me një gjykim më ndryshe, fitorja mund t’i buzëqeshte edhe shqiptares.

“Elsidita nuk arriti të futet në zonen e medaljeve kundër kundërshtares nga India me një gjykim qe la për të dyshuar, gjithsesi rruga jonë sapo ka filluar”- ka deklaruar trajneri i saj Jetmir Kuçi.

Ne turin e pare, boksierja jone fitoi me rezultatin e paster 5-0 ndaj nje kundershtareje nga Australia dhe ne rast fitoreje edhe ndaj boksieres nga India, do te thoshte qe siguroi medaljen e bronzte.

Megjithate edhe keshtu nuk eshte keq sepse kemi te bejme me nje sportiste te ciles i mungojne ballafaqimet nderkombetare.

Por e rendesishme eshte se boksierja shkodrane po evidentohet si një sportiste shumë cilësore. Ajo mban titullin e nënkampiones së Europës për 18 vjeçarët ndërkohë që ishte shumë pranë medaljes së bronztë edhe në Botëror.

Trajneri Kuçi e ka thënë prej kohësh se kemi të bëjmë me një talent e cila meriton më shumë vëmendje, gjë e cila në fakt i ka munguar deri më tani.
© shkodrasport.com