Brazili përballet mbrëmjen e sotme me Perunë, në një ndeshje ku varet fati i kualifikimit.
Të dy skuadrat mbajnë të njëjtën kuotë pikësh në grupin A, me nga 4 secila dhe gjithçka mbetet e hapur pasi në garë për të kaluar më tej është edhe Venezuela, e cila ka vetëm dy pikë por do të luajë kundër Bolivisë duke qenë favorite.
Përfaqësuesja “Seleçao” rrezikon përsëritjen e skenarin e 3 viteve më parë teksa ndodhej në të njëjtin grup me Perunë dhe ishin këta të fundit ata që e eliminonin nga Kupa e Amerikës.
Në të kundërt, fitorja do të ishte hakmarrja më e ëmbël për Brazilin e trajnerit Tite, që mori drejtimin e kombëtares menjëherë pas atij eliminimi dramatik./a2cnn/
