Formacioni i Vllaznisë nesër ndaj Skënderbeut në pamje të parë nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh. Mund të aktivizohet nga minuta e parë Vucaj në vend të Çinarit por ndërkohë ka edhe një dilemë tjetër: Atë se kush do të jetë në portë, Selimaj apo Sherri? I pyetur në lidhje me këtë çështje, trajneri Ernest Gjoka në konferencën e sotme për shtyp është shprehur:
“Mendoj se nuk është një çështje që na mundon. Stafi teknik ndërton planet e tij duke menduar të hedhë në fushë lojtarët me formën më të mirë dhe besoj se edhe për këtë çështje, do të gjejmë zgjidhjen e duhur”. Një përgjigje që nuk ka sqaruar asgjë dhe me shumë se kaq nuk mund të thuhet deri nesër, periudhë kur do të merret vesh se kush do ta mbrojë portën ndaj Skënderbeut.
© shkodrasport.com