Tirana ka stadium, por ndeshjen me Egnatian do ta luajë në Durrës. FSHFja ka zbuluar se ndeshja do të zhvillohet në “Niko Dovana”, në orën 20:00.

Gjithsesi, çudia e madhe është se Tirana, edhe pse ka stadium, do të “migrojë” në bregdet.

“Selman Stërmasi” i është dhënë me qira një kompanie koncertesh, ndërsa “Air Albania” është mbyllur për shkak të Kombëtares. Elbasani është bllokuar nga Dinamo.

Në këto kushte, Tiranës i mbetet vetëm një stadium afër kryeqytetit, Durrësi, stadium ku bardheblutë do të luajnë gjithë vitin.