Siç është bërë e njohur, më 23 mars në “Selman Stërmasi” do të luhet ndeshja e kombëtareve U-21 në mes Shqipërisë dhe Sllovakisë.
Për këtë ndeshje, në listën e publikuar nga trajneri Bushi ka qenë edhe portieri i Laçit Gentian Selmani i cili prej disa kohësh është edhe portieri i parë i kësaj kombëtareje.
Por në fakt, ai është dëmtuar kohët e fundit dhe për rrjedhoëj sot është konfirmuar se nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje të rradhës.
Për këtë arsye, stafi i kombëtares ka grumbulluar sot edhe portierin e Flamurtarit Sali.
Po kush do të jetë në portë të premten ndaj Sllovakisë? I dytë në kombëtaren U-21 ka qenë portieri i Teutës Kastrati por tashmë pjesë e saj është edhe portieri i Vllaznisë Alen Sherri.
Kush do luajë pasnesër? Me shumë gjasë ky i fundit sepse paraqitjet e tij me kuqeblutë prej javësh kanë qenë shumë të mira.
Ndërsa Kastrati nuk ka luajtur me Teutën. Në këto rrethana, i bie që portën duhet ta ruajë Sherri ndaj sllovakëve.
Të shpresojmë se edhe stafi i kombëtares U-21 të vendosë kështu dhe Alen Sherri te tregoje vlerat e tij te verteta edhe me kete ekip.
© shkodrasport.com