Një rikthim me peshë te Veleçiku është mesfushori Senad Lekaj. Ai ka qenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit në miqësore.
Eksperienca në Greqi e ka ndihmuar shumë futbollistin dhe tani është gati për një aventurë në Kategorinë e Parë.
Trajneri Duli e di mirë se çdo afrim është jetik për ekipin dhe një mundësi më shumë zgjedhjeje.
Mesfusha është një repart problematik dhe Lekaj duket profili i duhur që mund të lidhë repartet me njëra tjetrën.
Rifillimi i kampionatit është afër dhe nuk ka shumë kohë. Si çdo trajner tjetër, edhe Duli kërkon që pjesa e mbetur e sezonit të jetë më e mrië se e kalaura.
Senad Lekaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ”përgjigjet” në fushë. /Newsport/