Futbollisti shkodran Senad Lekaj ka vendosur te rikthehet serish ne Shqiperi pas disa kohesh qe ka jetuar ne Gjermani dhe me t’u rikthyer, gjeja e pare qe ka bere eshte vrapimi drejt fushes se futbollit.

Nuk mund te qendroje larg pasionit te madh te jetes, prandaj ai i eshte bashkuar ekipit te Murlanit me te cilin do te luaje ne sezonin e ri. Madje e ka bere kete qe ne ndeshjen e djeshme te kupes ndaj Veleçikut. Nje gje te tille e konfirmon vete lojtari ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” kur thote:

“Po eshte e vertete qe tashme jam rikthyer tek ekipi i Murlanit. Kalova disa muaj ne Gjermani, aty ku isha pjese e ekipit RW Turkspor ne ligat e uleta ku dhe jemi shpallur kampion, teksa edhe une kam dhene kontributin tim ne kete sukses.

Tashme jam ketu per te bere me te miren per ekipin e Murlanit. Objektivat besoj do jene qe te kapim fillimisht zonen play-off ne fund te sezonit, qe te kemi me pas mundesine per te tentuar fort te ngjitemi nje kategori me lart”- eshte shprehur fillimisht Lekaj.

Tek ekipi i ri ne fakt ka gjetur si trajner nje njeri qe e njeh mjaft mire, Vahedin Pepajn, me te cilin ka luajtur sebashku per disa sezone me rradhe. Duke folur ne lidhje me kete gje, mesfushori- sulmues do te shprehej:

“Me Vahedin Pepajn kemi luajtur disa vite bashke. Eshte diçka shume pozitive qe profesor Vahi ka marr drejtimin e skuadres sepse ka shume gjera per t’i dhene nga vetja e tij, te cilat besoj se do te sjellin edhe rezultatet e duhura”.

Po cili eshte premtimi i 33 vjeçarit Senad Lekaj per ate se çfare do t’i ofroje skuadres se re? Pergjigja e tij eshte e qarte: “Ashtu siç kam dhene gjithe karrieren time sportive, perqendrim, pune, me te cilat mund te ja arrijm objektivit, perndryshe ska rezultate. Une premtoj qe do te jap maksimumin ne çfaredo pozicioni qe te me vendose trajneri, aty ku te kete nevoje ekipi”.

Ne fakt Lekaj me pervojen e tij te madhe pritet te jete nje plus i madh per skuadren e Murlanit Kujtojme qe ai gjate karrieres se tij ka luajtur me Vllaznine, Aden, Trepçen, Burrelin, Veleçikun, Terbunin, Kastriotin, Beselidhjen, Vellaznimin etj./SHKODRA-SPORT.COM/