Mesfushori senegalez Mbaba Ndiaye vijon proven te Vllaznia. Seanca e pasdites se sotme ka qene e treta per te me kuqeblute qe duket se ende nuk e kane marre nje vendim perfundimtar per kete futbollist 21 vjeçar.
Ndiaye i eshte propozuar drejtuesve te Vllaznise nga nje menaxher shkodran dhe sebashku kane vendosur t’i japin mundesine ketij futbollisti qe ka luajtur kryesisht ne Seria D italiane, per te treguar vlerat e tij.
Ne fakt, mesfushori me tipare sulmuese ka munguar ne seancen e paradites se sotme por nderkohe ka qene i pranishem ne seancen e pasdites qe eshte zhvilluar ne fushen sportive te Golemit.
Me siguri qe brenda 2-3 ditesh, Josa dhe stafi i tij do te japin nje vendim per kete futbollist, nese ai vlen per te veshur fanellen kuqeblu apo jo. Presidenti Xhaferi eshte shprehur se merkatoja e kuqebluve do te jete e perqendruar kryesisht tek futbollistet ballkanas, por mbase nuk perjashtohet edhe nje opsion i tille./SHKODRA-SPORT.COM/