Futbollisti senegalez Mbaba Ndiaye ka nisur pasditen e sotme proven tek Vllaznia, prove qe me se shumti do te zgjase deri ne fund te kesaj jave, por nuk perjashtohet mundesia qe edhe te mbyllet shpejt.

21 vjeçari qe luan si mesfushor me tipare sulmuese ka qene ne dispozicion te trajnerit Josa dhe ka zhvilluar edhe nje loje per disa minuta duke qene pjese e kuqebluve. Qe do te thote se numri 1 i pankines shkodrane ka filluar te krijoje nje ide me te qarte ne lidhje me kete futbollist.

Ai vjen nga Seria D e futbollit italian dhe ne pamje te pare nuk ke se çfare te shohesh, por nisur edhe nga mosha e re e lojtarit, nje prove nuk do te ishte keq.

Ne fakt prej disa kohesh te Vllaznia “mungonin” provat e futbollisteve dhe ato u rikthyen sot me Ndiaye i cili u eshte sugjeruar drejtuesve kuqeblu nga nje menaxher shkodran. Vendimi per te do te dale shume shpejt dhe lojtari do te marre pergjigjen e shumepritur./SHKODRA-SPORT.COM/