Serbia ka marrë tre pikët e para në Kupën e Botës gjatë fitores së ngushtë 1-0 ndaj Kosta Rikës.
Ishte një ndeshe e dominuar nga ballkanasit të cilët në fund kanë merituar më shumë se një gol, por gjithsesi objektivi i tre pikëve është arritur në ndeshjen e parë dhe Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së nokautit.
Që në minutat e para u duk që ekipi që do të dominonte ndeshjen do të ishte Serbia falë kualitetit në sulm dhe forcën fizike në prapavijë.
Lojtari që ra më tepër në sy ishte pikërisht Milinkovic-Savic, fantazisti që aktualisht kërkohet nga shumë klube evropiane dhe ka një vlerë rreth 150 milionë euro.
Ai kishte një mundësi të artë në minutat e para por goditja e tij ishte e pasaktë. Më pas ai bëri një super roveshiatë nga brenda zonës por portieri kampion i Champions League Keylor Navas ka treguar aftësitë e tij. në pjesën e dytë vjen magjia e Kolarov nga distanca.
Mbrojtësi i Roma-s lëshon një predhë nga rreth 30 metra, me topin që shkon në trekëndëshin e djathtë i pakapshëm për Navas.
Kosta Rika nuk kishte fuqinë të reagonte teksa ballkanasit ishin në kontroll të ndeshjes edhe pas golit të avantazhit dhe me pak fat mund të kishin dyfishuar rezultatin.