Nën drejtimin e trajnerit portugez, Sergio Conceicao, AC Milan ka mposhtur mbrëmë me përmbysje 3-2 Interin në finalen e Superkupës së Italisë.

Rossonerët arritën ta marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj rivalëve Nerazzurr, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit.Ky triumf erdhi nën urdhrat e trajnerit të ri të tyre, Conceicao, i cili zëvendësoi së fundmi Paulo Fonsecan e shkarkuar.

Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për trajnerin 50-vjeçar portugez në krye të skuadrës italiane. Kështu, Conceicao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929/30 që arrin të fitojë një trofe.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye. /Telegrafi/