2018-ta ka qenë një tjetër vit i mbushur me evenimente sportive që tshmë janë pjesë e historisë. Seria A ka parë një dominim të Juventus-it dhe gjërat duket se do të vazhdojnë kështu edhe në 2019-ën.
Të dhënat e marra nga Opta na dhurojnë një formacion interesant për sa i takon futbollistëve më të mirë të vitit kalendarik, që përfshin fazën e dytë të sezonit 2017-18 dhe të parën e atij 2018-19.
11 futbollistët, të rreshtuar me skemën 4-3-1-2, vijnë nga vetëm 5 skuadra. Juventus, siç pritej, kryeson me katër lojtarë. Por në portë është Samier Handanovic i Inter.
Dy mbrojtësit e krahut janë Joao Cancelo dhe Alex Sandro, ndërsa Acerbi i Lazio-s dhe De Vrij i Inter-it formojnë dyshen e qendërmbrojtësve.
Mesfusha është e përbërë nga Allan, Pjanic dhe Freuler. Ky i fundit përfaqëson Atalanta-n, bashkë me Ilicic, i cili është fantazisti mbrapa dy sulmuesve. Mertens dhe Immobile formojnë dyshen e sulmit./telesport/
11 – Questo è il miglior 11 della Serie A nell'anno solare 2018 basato sui dati Opta. Top.#Opta2018 pic.twitter.com/4P9WUZcTjY
— OptaPaolo (@OptaPaolo) December 31, 2018