Mund të duket e çuditshme por Seria B italiane krenohet për kontributin që jep për kombëtaren shqiptare të futbollit.

Në listën e fundit të përfaqësueses shqiptare të publikuar nga trajneri Kristian Panuçi janë 4 futbollistë që aktivizohet nga ky kampionat dhe në faqen e saj zyrtare “LegaB” i kanë vënë theksin kësaj pranie të madhe në radhët e kuqezinjve, duke ndalur fokusin te i riu Xhakomo Vrioni që i është shtuar emrave të Ndojit, Memushajt e Dermakut.

“Ka djegur shpejt etapat dhe ka kurorëzuar shumë shpejt ëndrrën për të veshur ngjyrat e kombëtares së madhe.

Një fat i çuditshëm ai i lojtarit të lindur në San Severino”, shkruhet në faqen zyrtarë të Serisë B në internet, ku kujtohet se Robeto Baroni e grumbulloi me përfaqësueset U18 dhe U19 të Italisë.

“Por pastaj mbërriti ftesa nga përfaqësuesja e shqiponjave dhe Vrioni debuton për një shaka të fatit kundër Italisë. Si përfundoi? Si mund ta keni imagjinuar, në një ndeshje të çmendur ku golin e barazimit të përkohshëm e shënoi pikërisht ai.

Edhe një herë, Seria B tregon veten si një palestër e mirë për talentet e ardhëm në botën e futbollit dhe me pak kurajë, mund të përfaqësojnë me të vërtetë të ardhmen për këtë sport”, shkruhet në faqen e kampionatit italian. /vipsport/