Napoli nuk fal dhe përfiton nga hapi fals i Interit. Skuadra e Contes merr kryesimin e Serie A dhe tashmë e sheh veten +3 pikë larg zikaltërve, me një kalendar që sheh klubin e De Laurentiis më të lehtë se sa ai i djemve të Inzaghit. Ka mjaftuar i zakonshmi “bomber” mesfushor, Scott McTominay, blerja e kërkuar me padurim nga Conte, që e pikasi si fuqizimin e duhur nga Manchester United duke investuar më shumë se 35 mln euro.
Një dygolësh i tij (5 gola në 3 ndeshjet e fundit) kanë bërë që Napoli të mundë me lehtësi Torinon, sfidë e mbyllur që 45′ e para. Një fundjavë e Serie A që ka prodhuar edhe një garë ende të ndezur në zonën Champions, me Atalanta-n që ka gabuar në shtëpi ndaj Leçes, e cila ka marrë 1 pikë të rëndësishme dhe vazhdon shpreson te mbijetesa. Skuadra mike shënoi e para dhe më pas ishte Retegui që barazoi.
Juventusi, ndërkohë, kthehet te fitorja dhe e bën duke mundur Monzan e rënë tashmë, me golat e Nico Gonzalez dhe të Kolo Muani, Yildiz doli me të kuq. Pikërisht duke iu përgjigjur fitores së Roma-s në San Siro ndaj Interit, me gol të Soule. Në garë janë gjithashtu edhe Fiorentina (edhe pse shumë e shkëputur ende) por sidomos Lazio dhe Bologna, që do të duhet të luajnë ditën e nesërme respektivisht ndaj Parma dhe Udinese.