Serie A është shndërruar në një strehë të mirë për lojtarët shqiptarë. Mjaft emra janë duke u përpjekur të bëjnë karrierë në Itali, teksa spikasin çdo fundjavë me paraqitjet e tyre. Tashmë, së shpejti pritet që në elitën e futbollit italian të shtohet edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin.
Mbrojtësi i kombëtares që aktivizohet në Kroaci me Hajdukun e Splitit, pritet të transferohet te Specia, klub ky i sapongjitur në Serinë A. Specia kërkon të përforcohet për të pasur një paraqitje dinjitoze dhe 23-vjeçari është përzgjedhur si profili i duhur.
Palët janë shumë pranë zyrtarizimit dhe në arkat e klubit kroat do të shkojnë tre milionë euro. Një mundësi e shkëlqyer kjo për Ismajlin për të treguar aftësitë e tij në një nga ligat kryesore europiane, e për të bërë në të ardhmen edhe një hap më të madh. /VipSport/