Trajneri Migen Memelli vuajti shumë sa i takon ndërtimit të formacionit ndaj Dinamos,sidomos në repartin e mbrojtjes, ku i mungojnë disa lojtarë për arsye dëmtimesh.
Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Tiranës në stadiumine Kukësit dhe tashmë rikthimi sigurt është mbrojtësi i krahut, Redon Dragoshi, i cili ka shlyer pezullimin për kartonë.
Lajm i mirë është edhe riaftësimi i Geralb Smajlit, paçka se për mbrojtësin e djathtë do të pritet deri në ditën e ndeshjes për të parë gjendjen që ka, e më pas do të vendoset nëse e nis nga fillimi apo jo. Gjithsesi, Smajli është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe në tri ditët në vijim do të vendoset.
Por nëse për Smajlin ka shpresa, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për futbollistët e tjerë të dëmtuar. Mbrojtësit Esin Hakaj dhe Xhelil Asani shpresohet të jenë të gatshëm për sfidëne javës së nëntë ndaj Skënderbeut, që do të luhet pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Sa i përket portierit Kristi Qarri, edhe ky i fundit ka gjasa të jetë në dispozicion në fund të tetorit. Para ndeshjes me Tiranën, problemi më i madh është pikërisht mbrojtja dhe lëvizjet e shpeshta që janë bërë në të prej mungesave./panorama-sport/