Nga Endri ÇINARI

Dita e sotme ka qenë pozitive për një nga futbollistët shkodranë që luajnë jashtë vendit. Fjala është për Rubin Hebajn, i cili ka gjetur golin e rradhës në Tunizi. Sulmuesi e ka nisur si titullar ndeshjen që skuadra e tij, Sfaxien luajti ndaj Tataouine. Bardhezinjtë triumfuan në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0.

Ku shkodrani ishte protagonist, pasi do ishte ish-sulmuesi i Vllaznisë që do hapte rrugën e fitores. Kjo pasi në minutën e 15-të të ndeshjes ai do shënonte golin e parë të sfidës. Shtatlarti u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Shifrat do dyfishoheshin në minutën e 41-të nga Ayouni.

Me rezultatin që do qëndronte i pandryshuar në shifrat 2-0 deri në përfundimin e tij. Goli i sotëm ishte i dyti për Hebajn në aventurën e tij në futbollin tunizian.

E ndërsa 3 pikët e marra sot e ngjisin ekipin Sfaxien në vendin e 7-të me 14 pikë. 3 pikë më pak se vendi i tretë, pozicion që në fund të kampionatit të garanton pjesëmarrjen në kompeticionet kontinentale në Afrikë./www.shkodrasport.com/