Dy trajnerë të boksit të Vllaznisë, Jozef Sermi dhe Klaudio Çekini, janë çertifikuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Këta dy trajnerë, bashkë me 21 të tjerë nga të gjitha ekipet e vendit kane marre pjese ne kursin disaditor te organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Boksit. Ky kurs u drejtua nga eksperti i Federates Nderkombetare te Boksit Amator (AIBA) z. Carmine Fracasso, nga Italia. Trajneret pjesemarres ne kete kurs kane zhvilluar  seanca teorike dhe praktike intensive per gjate 10 diteve te kursit sipas nje metodologjie te strukturuar nga eksperti dhe udhezimeve te AIBAs, dhe ne fund te gjithe trajneret i jane nenshtruar provimit me shkrim dhe praktik per marrjen e nivelit te percaktuar nga AIBA, nivelin 1 yll.
Kursin e ndoqen edhe 3 gjyqtare te boksit me qellim permiresimin e tyre per nje vleresim me profesional dhe teknik gjate gjykimit te ndjeshjeve ne vend por edhe nje perspektive per kualifikimin e tyre si gjyqtare nderkombetare.Njeri prej tyre ka qene shkodrani i mirenjohur Liman Kulla qe ka marre diplomen perkatese te ketij kursi.
Sipas konluzioneve te ekspertit te AIBAs, ai u shpreh pozitivisht per potencialin qe ekziston nder sportistet e rinj megjithese kerkohet qe te punohet me shume me tekniken dhe rregullat teknike, per te cilen ai mendon se eshte kjo arsyeja qe boksieret shqiptare nuk arrine te marrin piket neper gara nderkombetare.
www.shkodrasport.com