Rezultatet e larta dhe pjesëmarrja e kombëtares së Shqipërisë në boks në turneun Internacional që u zhvillua në Kosovë është komentuar nga trajneri Jozef Sermi. Menjëherë pas mbërritjes në Shkodër Sermi thotë se 4 boksierët shkodran që përfaqësuan Shqipërinë duke marrë medaljet e arit kanë treguar një nivel të lartë si dhe janë vlerësuar për paraqitjen e tyre.
“Morëm pjesë në një turne Internacional për nder të ish-boksierit të njohur kosovar Lah Nimanit. Ftesa na erdhi nga ish-boksieri dhe një nga oprganizatorët më të njohur në Kosovë Aziz Salihu. E pritëm me kënaqësi dhe u përfaqësuam me 4 boksierë, të gjithë shkodranë. Paraqtija jonë ishte shumë e mirë sepse morëm 4 vendet e para dhe kjo natyrisht na gëzon. Kristian Shytani në peshën 64 kilogramë bëri ndeshje shumë të mira, aq san ë finale detyroi kundërshtarin e dtij të tërhiqej sepse forma e Shytanit ishte shumë më e mirë dhe rivali i tij në ring nuk arriti ta përballontë sfidën. Edhe Kristjan Matija në peshën 69 kilogramë ka treguar një nivel të lartë. Edhe pse 18 vjeç arriti që përveçse të marrë vendin e parë në peshën e tij, u vlerësua nga organizatorët si boksieri më luftarak. Po ashtu edhe Emiljano Çekini në peshën 75 kilogramë arriti të fitojë dhe të bëjë një paraqtije pozitive. Sa i përket Bekim Vjerdhës në peshën 81 kilogramë me kërkesën time dhe pranimin e organizatorëv në finale ai boksoi më një peshë më të rëndë duke qenë se nuk kishte kundërshtar në peshën e tij dhe arriti ta fitojë takimin duke plotësuar medaljen e 4 të arit për Shqipërinë” – thotë trajneri Sermi. Ndërkohë që ky turne për shkodranët shprehet trajneri Sermi shërben si një parapërgatitje për Kampionatin Kombëtar që këtë vit është përcaktuar të zhvillohet në Durrës në fund të muajit tetor. “Turneu i Kosovës veç tjerave na shërben si një parapërgtitje e mirë për Kampionatin Kombëtar që do të zhvillohet në fund të tetorit në qytetin e Durrësit. Këtë vit gara është shumë më e fortë se herët e tjera sepse kryeqyteti, ekipi i Partizanit është shkrirë në një të vetëm me atë të Tiranës dhe ndoshta kjo është bërë edhe vetëm për të ndalur Vllazninë e cila prej shumë vitesh është Kampione absolute madje duke thyer edhe rekordet e Partizanit të dikurshëm me shumë famë. Megjithatë askush nuk na tremb, ne do të përgatitemi intesivisht dhe patjetër që objektiv të vetëm kemi fitimi e titullit Kampion ashtu si gjithmonë siç e ka traditë Shkodra” – përfundon Sermi. Pjesa tjetër e Kombëtares që mori pjesë në Kampionatin Botëror të Azerbajxhanit sapo ka mbërritur nga atje dhe skuadra e drejtuar nga Zef Gjoni ka mbërritur në orët e vona të së hënës në Shqipëri për tu bashkuar me pjesën tjetër e për të nisur menjëherë përgatitjet për Kampionatin Kombëtar.