Njeri eshte 15 vjeç, tjetri eshte 16. Te dy ata sebashku nuk kane lene gare pa fituar sivjet. Madje, kane arritur te mundin edhe 18 vjeçaret duke treguar se jane vertete te talentuar.
E kemi fjalen per dy çiklistet e Vllaznise Servet Kastrati dhe Mateo Balaj. Nje dyshe e shkelqyer e cila premton shume per te ardhmen jo vetem te ekipit shkodran por edhe atij kombetar.
Servet Kastrati eshte vetem 15 vjeç por ka te dhena te shkelqyera. Eshte shpallur kampion absolut i vendit per vitin 2020 duke treguar nje performancen te shkelqyer.
Vjen nga Berdica dhe duket se do te vazhdoje traditen e bukur te emrave te medhenj qe ka nxjerre ky fshat ne sportin e çiklizmit. E ka me shume pasion dhe e ardhmja flet per te.
Mateo Balaj eshte i dyti vit qe konkurron ne garat e zhvilluara nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe vendet e nderit kane qene te shumta, nderkohe qe ne garen e fundit, Kupen e Republikes qe u zhvillua para pak ditesh, zuri vendin e pare dhe u shpall fitues.
Dyshja Kastrati- Balaj punon shume çdo dite ne stervitje nen drejtimin e trajnerit Leonat Kola dhe duket se eshte nje e ardhme e sigurte per Vllaznine ne çiklizem./SHKODRA-SPORT.COM/