Shqipëria fitori dje 3-1 ndaj Kazakistanit në “Air Albania”. Kuqezinjtë duhet të mposhtin të mërkurë Bjellorusinë në Shqipëri, duke arritur objektivin që është vendi I parë në Ligën C të Nations League.
Një fitore ndaj bjellorusëve do ngjiste kuqezinjtë në vazon B të Ligës së Kombeve, duke pasur mundësi të kenë kundërshtarë më të lehtë edhe në kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Nuk është vetëm ngjitja në pozicionet e FIFA-s, me FSHF-në që do të arkëtonte edhe 1.25 milion euro nga organizmi europian I futbollit, për fituesit e grupeve në Ligën C.
Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të luhet të mërkurë në “Air Albania”, duke nisur nga ora 16:00./newsport/