Barcelona pësoi një turpërim të madh në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Mynih, teksa u mposhtën me rezultatin 2-8. Katalanasit treguan të gjithë limitet e këtij sezoni të dobët përballë bavarezëve, ndërsa ai takim ka shënuar edhe fundin e aventurës së trajnerit Kike Setien me blaugranët.
Edhe pse klubi nuk ka dalë në një komunikim zyrtar mbi të ardhmen e teknikut, ka qenë vetë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ai i cili pas një mbledhje me Abidal është shprehur se Setien nuk është më pjesë e Barcelonës.
“Kike Setien është shkarkuar. Setien është jashtë”, mësohet të ketë thënë presidenti, ndërsa tashmë lind detyra për të gjetur “timonierin” e ri. Në “pole position” duket një njohje e vjetër si Kuman, por nuk përjashtohen edhe alternative si Poçetino, Çavi apo edhe Tieri Henri. /VipSport/