Ne sezonin e kaluar, nje nga problemet e medha qe kane ngritur tifozet shkodrane ka qene çmimi i biletave per tribuna te veçanta te stadiumit “Loro Boriçi” per ndeshjet qe Vllaznia zhvillon ne fushen e saj.
Ndonese ne ndeshjet e fundit kjo gje u korigjua, ne fakt per sezonin e ri klubi kuqeblu duket se ka menduar te beje ndehyrje ne çmimet e biletave ne tribuna te veçanta. Kete gje e ka bere te ditur vete presidenti Alban Xhaferi kur per kete çeshtje eshte shprehur:
“Nga fundi i sezonit të kaluar në fakt kemi shkuar në çmime qesharake. Unë në rradhë të parë dua t’u kërkoj falje publike të gjithë atyre tifozëve që kanë bërë abone në fillim të sezonit, sidomos në tribunën C5. Ata e kanë paguar abonenë me çmimin e plotë, ndërkohë që në ndeshjet e fundit çmimi i biletave është ulur. Për fatin e mirë nuk kanë shumë këta tifozë që kanë blerë abone, por gjithsesi e përsëris, i kërkoj falje sepse ka qenë një sjellje joprofesionale e jona me to.
Për sezonin e ri do të mundohemi të mbajmë një çmim të pranueshëm gjatë gjithë sezonit në mënyrë që t’i ftojmë të gjithë shkodranët të jenë në stadium. Kuptohet që sa i takon çmimeve të reja, sipas vendit ku dëshiron të qëndrosh, edhe do të paguash. Nëse shkon në një restorant të mirë, do të paguash më shtrenjtë dhe nëse shkon në një vend tjetër të një niveli më të ulët, do të paguash më pak.
Mendoj që kështu do të jetë i organizuar edhe në stadiumin “Loro Boriçi”. Në bashkëpunim edhe me Bashkinë Shkodër në ndeshjet e fundit pastërtia e stadiumit ka qenë në nivele shumë të mira. Po mundohemi që të shohim edhe mundësinë e rregullimit të stolave apo problematikave të ndryshme që ka stadiumi sepse ai ka kosto të mëdha për t’u mirëmbajtur, ashtu siç ka kosto edhe organizimi i ndeshjes. Në këto rrethana, duhet një barazpeshë në mes të ardhurave dhe shpenzimeve”/SHKODRA-SPORT.COM/