Sezoni në Hollandë u mbyll përpara kohe. Federata dhe qeveria vendase morën vendim që ky sezon të mos luhet më për shkak të pandemisë së Covid-19 që paralelizoi botën për të paktën 3 muaj.

Ndryshe nga kampionatet e tjera, në Hollandë u vendos që ky sezon të mbyllet përfundimisht dhe të mendohet për sezonin e ri.

Duke parë stadiumet bosh në këtë kohë, Feynord vjen me një ide gjeniale. Klubi hollandez e kthyer stadiumin e tyre në një “Bar-Restorat” për të gjithë tifozët që duan të vizitojnë këtë impiant.

Një mënyrë e mirë për të fituar disa të ardhura në një kohë të vështirë financiare e shkaktuar nga Covid-19./newsport/