Përballja me Juventusin në Champions ka zgjuar një interes të jashtëzakonshëm në Shkodër. Përveç përkrahjes në stadium nga tifozët e zjarrtë, vajzave kuqeblu u është premtuar edhe mbështetje financiare në rast kualifikimi.

Alban Xhaferi, president i Vllaznisë së meshkujve, ka ofruar mbështetje edhe për ekipin e femrave. E kete e ka bere duke ofruar shperblim per kualifikimin.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Xhaferi ka deklaruar se do t’u akordojë premio 20 mijë euro vajzave kuqeblu nëse kualifikohen. “Vllaznia funksionon si një familje.

Ne e shikojmë skuadrën e femrave si një model që duhet ndjekur. Në rast kualifikimi, do t’i japim shpërblim 20 mijë euro. Kjo ishte diçka simbolike, ndërsa dua të përshëndes presidentin Lazër Matija, të cilin e kam mik të veçantë”, është shprehur Xhaferi.