Teuta do të luajë ndeshjen e turit të parë të Europa League ndaj Beitar Jeruzalem, në 27 gusht në “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 16:30. Skuadra durrsake vijon prej ditësh stërvitjen dhe të enjten do të zbresi në fushë. Në një intervistë për “Vizion Plus”, trajneri Edi Martini është shprehur optimisit se do të arrijnë të marrin një rezultat pozitiv për të kaluar më tej.
“Djemtë janë strëvitur 100 % , kanë dhënë maksimumin në fushë, kanë grintë në stërvitje dhe dicka që na jep besim se do ja dalim. Megjithatë them se do të shohim nga dita në vitë si do të vijojnë”.
Besoni te kualifikimi? Realisht besoj, besoj sepse e para punës e njohim kundërshtarin, e dimë që ka nivel. Por duke pas parasysh shpirtin e garës dhe luftën që në po bëjmë dhe atë cfarë treguam në gjithë kampionatin dhe gjatë fazës përgatitore që ndodhemi tani , djemtë mund tja ndalin.
Pas trajneri Martini ishte mbrojtësi Rustem Hoxha që u shpreh se skuadra është në ritmin e duhur për këtë takim.
“Ngarkesa është marrë siç duhet jo vetëm nga Hoxha por nga i gjithë ekipi dhe jemi të gatshëm ta përballojmë këtë ndeshje. Nuk është se patëm ndonjë shkëputje nga kampionati dhe kupën. Mendoj se jemi në ritmin e duhur”, tha Hoxha./newsport/