Turi gjysmefinal i Kupes se Shqiperise ka vene perballe Vllaznine dhe Laçin ne njeren perballje, ndersa ne te tjetren jane perballe njera- tjetres Teuta dhe Skenderbeu.

Ne Shkoder, pavaresisht se nuk e kane shprehur, kuptohet qe kane parapelqyer Skenderbeun si kundershtarin e ketij turi, por goglat kane vendosur tjeter gje.

Trajneri Brdariç ka qene duke hyre ne konferencen per shtyp teksa ka ndjekur kuptohet me interes edhe hedhjen e shortit dhe ne pamje te pare e ka pohuar edhe vete qe ishte i kenaqur me faktin qe ndeshjen do ta luajne ne Shkoder.

Sa per kundershtarin mund te kishte patur edhe ndonje preference tjeter, pse jo edhe Teuten apo Skenderbeun, por megjithate nuk mund te zgjedhe ne kete mes dhe kuptohet qe do te mundohet ta pergatise si duhet sfiden ndaj Laçit.

Megjithate deri atehere jane edhe gati dy jave kohe dhe Brdariç e Vllaznia do te jene te fokusuar tek sfidat e kampionatit. Mbi te gjitha tek ajo e nesermja ndaj Partizanit. Nje fitore ndaj tij do te thoshte shume per ecurine e saj ne kampionat dhe do t’i shtonte shume shanset per titull. Kjo do te thote se Kupa per momentin eshte ne plan te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/