Nga Endri ÇINARI
Sot në Gjermani është luajtur raundi i 28-të i ndeshjeve në Bundesliga. Në një moment ku sezoni po shkon drejt fundit, një nga sfidat më interesante ka qenë edhe ajo mes Mainz dhe Darmstadt. Një duel direkt për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman që në fund shikoi ekipin e Mainz si triumfues.
Protagonsita në këtë duel ka qenë edhe Brajan Gruda, sulmuesi shkodran që aktivizohet në rradhët e Mainz. 19-vjeçari ka gjetur rrjetën në këtë takim në minutën e 60-të të ndeshjes. Kjo për të sigluar shifrat 2-0 dhe duke pasur një kontribut të madh në këto 3 pikë të Mainz. Gruda e ka nisur takimin e sotëm si titullar, ku në këtë sezon ka qenë një ndër zbulimet e futbollit gjerman.
Besimi i dhënë nga trajneri Henriksen është shfrytëzuar më së miri nga sulmuesi i kombëtares u-21 të Gjermanisë. Mëngjërashi ka lënë fushën e lojës në minutën e 76-të të takimit. Për tu larguar mes duartrokitjesh të publikut të Mainz që tek Gruda shohin një djalosh të së ardhmes së futbollit në Gjermani.
Me këtë 3 pikësh, Mainz rrit shumë shpresat për një qëndrim mes më të mirëve edhe sezonin që vjen. Ku tashmë skuadra ndodhet në vendin e 16-të me 23 pikë të grumbulluara. Duke lënë pas Koln me 19 pikë dhe Darmstadt me 14 pikë. Ku dy pozicionet e fundit në Bundesliga janë ato që bien direkt nga kategoria në fundin e edicionit./www.shkodrasport.com/