Nuk ka kohë për të humbur. Në javën e parë të Kategorisë Superiore e gjithë vëmendja është përqendruar te Kukësi-Tirana. Sfida hapëse e sezonit do të luhet të premten duke filluar nga ora 17:00 në një atmosferë elektrizuese në “Kukës Arena”. Ekipi verilindor është një prej skuadrave që çdo edicion ka synime të qarta për të marrë trofe. apo minimalisht për të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Skuadra verilindore nuk ia doli që të merrte një biletë për në Europë pas 8 sezonesh pjesëmarrëse e kërkon që të rikthehet rivalizuese me një trajner ekspert si Gega.

Kukësi është klubi që ka investuar shumë në merkaton e verës dhe mjafton të përmendim faktin se vetëm 4 nga 26 lojtarët e skuadrës aktuale të Gegës trashëgohen nga ekipi i sezonit të kaluar për të kuptuar ndryshimet radikale që i janë bërë ekipit që u drejtua nga Longo.

Lojtarë me shumë eksperiencë dhe me shumicë, madje për skuadrën verilindore, që këtë sezon ka avantazhin e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin e shtëpisë. Mbrojta dhe sulmi të ribërë plotësisht, ndërsa në mesfushë Basa dhe Gjelbrim Taipi do të vazhdojnë të mbajnë mbi supe peshën e rëndë për të çuar skuadrën përpara.

Duhet parë nëse do të ketë edhe minuta për sulmuesin e djathtë Edëin Gyasin, 31-vjecari i cili në të shkuarën ka luajtur në Holandë me Tuenten.