Pas humbjes së dhimbshme në Champions kundër Dortmundit, Milani do të kërkojë që të rikthehet te fitorja në kampionat kundër Frozinones së Çunit dhe Ibrahimoviç. Për këtë sfidë ka folur dhe vetë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili gjithashtu u ndal dhe te fjalët e Paolo Maldinit.
Nesër sfida me Frosinonen…
Di Françesko po bën një punë shumë të mirë dhe ata do të vijnë me siguri dhe entuziazëm. Ne duam të vazhdojmë me fitoret pas Fiorentinës, sepse janë shumë gjëra për të bërë.
Çfarë ndjesie kishit në drekën me Kardinalen?
Ishte një takim mjaft pozitiv. Ishte një simulim për punën time dhe të ekipit.
Komente rreth intervistës së Maldinit?
Nuk kam asnjë koment rreth asaj interviste. Gjithmonë do t’i jem mirënjohës Maldinit dhe Masarës, por tani jam i përqendruar vetëm te e tashmja, të motivoj lojtarët e mi dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e nesërme. Faleminderit Maldini, faleminderit Masara, por nuk jam vetëm dhe gjithmonë do të kem suportin nga klubi.
Si po shkon situata me dëmtimet?
Jam i sigurt se së shpejti do të kemi përmirësime dhe emergjenca do të mbarojë, sidomos në sulm. Ne do të kemi Kjaerin gati për Atalantën. Në pak javë situata do të bëhet më mirë.
Pas dëmtimit të Çaut kishte një rënie psikologjike…
Mendoj se dëmtimi i Çaut krijoi shumë impakt në ndeshje, sepse lojtarët në fushë menduan se kishte pak opsione për atë rol, por mendoj se lojtarët e mi e dinë se çfarë do të thotë që të luash si një ekip.
Kur do të rikthehet Leao?
Ndoshta me Atalantën, do të bëjmë çmos.