Tirana do të presë në shtëpi skuadrën e Kukësit për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 28-të të Abissnet Superiore. Kampionët do të kërkojnë 3 pikët përballë verilindorëve ditën e hënë, ndërsa zbresin në fushë në orën 18:00.

Por kjo sfidë ka nisur të bëhet “malore” për kryeqytetasit, pasi njhë nga liderit e padiskutueshëm të skuadrës i ka prishur planet Orges Shehit. Ardit Deliu vazhdon të ketë dhimbje në kofshë dhe kjo ka shqetësuar stafin.

Me shumë gjasa mesfushori do të humb përballjen me Kukësin, teksa ndjen shqetësim që në minësoren që zhvilluan me Vorën, ku iu desh të linte fushën.

Përpos të gjithave, trajneri i kampionëve po bën llogaritë pa Deliun, teksa vendin e këtij të fundit pritet ta zërë Hila.

Formacioni i mundshëm:

Tirana: Bekja, najdovski, Lulaj, Përgjoni, Toshevski, Aleksi, Hila, Lushkja, Hasani, Haxhiu, Abazaj.