Vllaznia do të ketë dy mungesa tejet të rëndësishme ndaj Kukësit. Për këtë takim do të mungojë një nga lojtarët më të mirë të saj: kapiteni Erdenis Gurishta ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe prandaj do të mungojë në takimin e radhës.
Ndërsa tjetri do të jetë golashënuesi më i mirë i saj, sulmuesi Ardit Hoxhaj që u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje ndaj Denis Pjeshkës.
Hoxhaj, ndërkohë ka lënë një mesazh edhe për kritikët: “E para dua t’i kërkoj falje ekipit dhe gjithë tifozëve për kartonin e kuq. Është një ndërhyrje që mua më ka marrë inercia e fushës, ma ka rritur shpejtësinë, por nuk kam pasur për qëllim të vras vëllain tim, Denis Pjeshka.
E kam tërhequr këmbën drejt vetes në fund, për të mos e lënë të lirë dhe ta godas. Për të gjithë gjarpërinjtë kam këtë foto të tabelës së klasifikimit”, shkruan ai.