Arne Slot mendon se e njeh ‘problemin’ e Pep Guardiolës. Trajneri i Liverpulit shpjegon se çfarë po shkon keq për Mançester Sitin, ndërsa “Reds”-at përgatiten të eliminojnë kampionët nga gara për titull në Premier Ligë.
“Kështu është kur fiton në tetë apo nëntë vitet e fundit. Mendoj se në përgjithësi, nëse luan me një nga konkurrentët është gjithmonë një moment i rëndësishëm që nuk ka të bëjë aq shumë me sasinë e pikëve që ata kanë apo ne kemi.
Këto skuadra kanë qenë gjithmonë në vitet e fundit shumë afër njëra-tjetrës, kështu që këto ndeshje janë gjithmonë shumë të rëndësishme.
Ashtu siç janë ato kundër Arsenalit dhe Çelsit, por ato janë të rëndësishme vetëm nëse fitoni kundër të gjitha skuadrave të tjera, kështu që pothuajse çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për të fituar, për ta dhe gjithashtu për ne”, tha trajneri holandez, i cili me një fitore të dielën do të ketë shansin që të shkojë +11 pikë nga “Qytetarët”.