Edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Dinamos, Vllaznia vuajti shume sa i takon ndertimit te formacionit sidomos ne repartin e mbrojtjes ku i mungojne disa lojtare per arsye demtimesh.

Por nderkohe per sfiden e se shtunes po behen te gjitha perpjekjet dhe ka shpresa qe ne fushe do te jete njeri prej ketyre lojtareve qe ka patur probleme me demtimin, pikerisht Geralb Smajli.

Nje gje te tille e ka paralajmeruar vete trajneri Memelli, megjithate do jene keto tre ditet ne vijim qe do te vendosin me shume ne lidhje me kete rikthim.

Por nese per Smajlin ka shpresa, nuk mund te thuhet e njejta gje per futbollistet e tjere. Hakaj e Asani shpresohet te jene te gatshem per sfiden e rradhes, ate ndaj Skenderbeut qe do te luhet pas ndeshjeve te kombetares dhe ndoshta bashke me to edhe portieri Qarri./SHKODRA-SPORT.COM/