Juventusi do të luajë ditën e sotme sfidën e javës së 27-të të Serie A ndaj Empolit në transfertë. Përveç sfidës në fushë, mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit bardhezinj do të vëzhgojnë në mënyrë speciale dy lojtarë të Empolit.
I pari është mbrojtësi Viti, ndërsa i dyti është Kristian Asllani, nje emer i cili po shfaqet çdo dite e me shume si protagonist ne Seria A
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka fituar vendin e titullarit te skuadra italiane dhe ka treguar se është një futbollist më shumë të ardhme.
Kjo ndeshje do të jetë shumë speciale për Asllanin pasi të gjithë sytë e drejtuesve të Juventusit do të jenë të ai. Bardhezinjtë po mendojnë për të ardhmen dhe të dy futbollistët e Empolit shihen si dy lojtarë të talentuar që mund të afrohen gjatë merkatos së verës nga Juventusi.