Veprimi i tij ne ndeshjen ndaj Partizanit u duatrokit nga te gjithe, per me teper qe edhe ndeshja u mbyll me fitoren e Vllaznise dhe per kete arsye, Ardit Krymi mori shume duatrokitje ne fund te saj.

Por ai ka lene jo pak pasoje prapa sepse do te mungoje edhe ne ndeshjen e ardhshme, ate qe do te luhet pasditen e neserme po ne Shkoder ndaj Skenderbeut.

Ka patur nje dileme se kush do te luante ne vend te tij, Mustedanagiç apo Heriç, por edhe ajo e ka marre nje zgjidhje. Ne fund do te jete ky i fundit.

Vete prania e tij ne konferencen e sotme per shtyp tregon se neser ai do te jete ne fushe nga minuta e pare. Heriç ne fakt ka luajtur ne jo pak ndeshje si titullar ne javet e para te kampionatit, por me pas perfundoi ne stol.

Tani do te kete mundesi qe te tregoje serish veten e te binde trajnerin Brdariç se e meriton nje vend ne formacion edhe pas rikthimit te Krymit./SHKODRA-SPORT.COM/